Ajo është e njohur për paraqitjet tejet joshëse që bën në rrjetet sociale dhe as këtë herë nuk ishte më ndryshe.
Bëhet fjalë për bukuroshen shqiptare, Morena Taraku e cila edhe së fundmi ka mahnitur me imazhet që solli përmes llogarisë së saj në Insatgram.
Në një veshje plot shije, ish-Missi dukej më në formë se kurrë më parë teksa në fokus ishin format e saj të tonifikuara.
![Image](/media/botasot.info/images/2023/April/28/auto_Screenshot_6-611682633795.png)
Me një kostum sportiv me ngjyrë të zezë që përbëhej nga një bluzë e shkurtër dhe dollakë të ngjashme, Morena përshtati ato me një palë çizme nga materiali i xhinseve deri tek gjunjët.
Për t’u dukur edhe me më shumë stil, zeshkania kombinoi dukjen me çantë të zezë dhe aksesor ari.
![Image](/media/botasot.info/images/2023/April/28/auto_Screenshot_4-681682633796.png)
Ndërkohë, të shumta ishin komentet që këngëtarja pranoi nga ana e fansave, që ishin kryesisht pozitive.
Ndryshe, kujtojmë që Morena ka kohë që është tërhequr nga skena shqiptare duke vazhduar angazhimet profesionale në fusha të tjera Stamboll atje ku edhe jeton prej vitesh.