Të hënën është mbajtur ngjarja më e madhe vjetore në industrinë e modës.
Në Muzeun Metropolitan të Artit në New York City, sivjet u mbajt ceremonia e famshme e modës me temën “Karl Lagerfeld: A Line of Beauty”.
Pjesë e mbrëmjes ka qenë edhe artistja shqiptare me famë botërore, Ava Max.

Këngëtarja me origjinë nga Shqipëria, e cila është duke shijuar suksesin e albumit të saj më të fundit “Diamonds & Dancefloors”, është dukur e mrekullueshme në këtë event.
Ajo kishte veshur një fustan të bardhë dhe të gjatë, i cili ishte punuar nga marka e veshjeve “Christian Siriano”.

Në disa fotografi të publikuara në Instagram, interpretuesja e hitit “Sweet But Psycho”, tha se u ndje e lumtur në debutimin e saj në Met Gala.
“Çfarë nderi të bëj një dedikim frymëzuesi i pabesueshëm Karl Lagerfelf për debutimin tim në Met Gala”, shkroi në mbishkrimin e fotografive në Instagram këngëtarja, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Koçi.

Në event të pranishme ishin edhe dy artistet tjera shqiptare me famë ndërkombëtare Rita Ora dhe Dua Lipa, të cilat gjithashtu shkëlqyen me dukjen e tyre.