Këngëtari Bardhi është një nga më të pëlqyerit e momentit.
Atë jo pak herë e kemi parë në kryefjalën e titujve rozë duke u përfolur për romanca me emra të njohur të estradës.
Ai është munduar ta mbajë hermetike jetën private megjithatë syrit të mprehtë të ndjekësve jo gjithmonë iu ka shpëtuar.
Në daljen e tij të fundit për AfterParty këngëtari ka shuar kuriozitetin për të gjithë ndjekësit që duan të dinë nëse është në një lidhje.
Ai u shpreh se është single, duke ia lënë rrugën e hapur vajzave për njohje të reja.
