Rihanna dukej mahnitëse teksa doli në New York të enjten në mbrëmje (5 maj).
Këngëtarja 35-vjeçare u shfaq elegante veshur me një xhaketë të bardhë me print me logon e New York Yankees dhe një minifund të përshtatshëm, për natën e saj jashtë në qytet.
Krijuesja e hitit “Anti” për pamjen tërheqëse kombinoi me dukjen një palë çizme të bardha deri tek gjuri.

Sipërmarrësja dukej se po shijonte një natë solo pa babanë e fëmijëve të saj, ASAP Rocky. Pasi shijoi darkën, miliarderja u pa teksa po ecte drejt makinës së saj.
Aktorja e Ocean’s 8 e pajisur me një orë të kuqe të stolisur me diamante të ndezur dhe një palë vathë të varur që bien në sy.

Më vonë, Rihanna u fotografua gjithashtu me shoqen e saj më të mirë që nga fëmijëria, Melissa Forde, e cila dukej sensacionale me një pallto të gjelbër të ndezur sipër këmishës së bardhë me kopsa dhe një fund të argjendtë.