Dua Lipa i la pak vend imagjinatës teksa pozoi në një mori fotografish me bikini, të cilat i ndau me ndjekësit e saj të Instagramin të enjten.
Këngëtarja 27 vjeçe, tregoi figurën e saj të lakmueshme trupore në bikini në formë trekëndëshi ngjyrë teksa rrinte buzë ujit, shkruan DailyMail.
Duke bërë një ‘selfie’ nga lart, interpretuesja e hitit “New Rules” u sigurua që barku dhe dekolteja e saj të shfaqeshin plotësisht në imazhet e publikuara.
Dua i ofroi kamerës një shikim të zjarrtë teksa mbante një libër dhe tregoi bukurinë e saj pa makijazh.
Ajo kishte për aksesor një gjerdan të hollë floriri dhe kërthizë.
Në një tjetër fotografi të guximshme, Dua Lipa pozoi me bikini ngjyrë jeshile duke treguar linjat e saj të trupit.
Sërish me një libër në dorë, Dua i buzëqeshi kamerës teksa tregonte tatuazhin e saj në krahun e majtë.
Kësaj radhe, ylli me origjinë nga Kosova i shtoi pamjes së saj një palë vathë floriri dhe një shirit të vogël të kuq.
Duke postuar më shumë fotografi me libra në dorë, Dua ndau një ‘selfie’ të saj e shtrirë në divan, duke lexuar në aeroplan dhe një fotografi në kujtesë nga koha kur ishte fëmijë.