Modelja e njohur nga Peja, Arta Nitaj, po shijon disa ditë pushimi në Spanjë.
Bukuroshja, e ndjekur nga mijëra njerëz në rrjete sociale, ka sjell gjatë këtyre ditëve imazhe e video të ndryshme.
Ajo së fundmi ka marrë vëmendje me disa poza në bikini, me anë të të cilave vë në pah linjat trupore.
Zeshkania është parë me një palë bikini të veçanta në ngjyrë rozë dhe sipër shfaqet me një këmishë të bardhë.
Të shumta qenë komplimentet që mori në pjesën për komente nga miqtë e ndjekësit.
E njëjta përndryshe këtë kohë ka qenë më larg ekranit e projekteve televizive.
Për publikun, Arta u bë e njohur nga seriali “O sa mirë”.