Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Morena Taraku, është mjaft aktive dhe e ndjekur nga publiku shqiptar në rrjetet sociale.
Herë pas here, ajo publikon fotografi të ndryshme nga udhëtimet e saj apo jeta e përditshme.
Së fundmi, bukuroshja nga Peja ka treguar përmes rrjeteve sociale se ka marrë pjesë në dasmën e blogurës libaneze, Ghina Ghandour.

Ajo ka publikuar disa fotografi dhe video nga paraqitja e saj glamuroze në këtë dasmë, ku është dukur mjaft atraktive dhe provokuese.
E veshur me një fustan të zi me material transparent, Morena është dukur sa elegante aq sa edhe ‘e zjarrtë’ në këto poza.

Fustani i theksuar për siluetën e saj të trupit, Taraku dëshmoi edhe një herë se gjendet në formë të mirë trupore.