Reperi i njohur shqiptar, Ledri Vula, ka publikuar këto ditë këngën dhe klipin e tij më të ri, “Gjendja”.
Pjesë e klipit është edhe partnerja e tij, influencuesja Sara Hoxha.
Videoja muzikore e këngës e cila është xhiruar në Itali, tregon kiminë e të dyve si çift dhe është pëlqyer jashtë mase nga fansat.
![Image](/media/botasot.info/images/2023/July/01/auto_leder11688248729.jpg)
Ledri, i cili është mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale, ka ndarë së fundmi me ndjekësit disa fotografi nga prapaskenat e xhirimeve të klipit.
Në këto imazhe, dyshja shfaqen shumë të lumtur pranë njëri-tjetrit gjatë realizimit të skenave.
![Image](/media/botasot.info/images/2023/July/01/auto_leder21688248730.jpg)
Çifti përndryshe janë prindër të një vajze të quajtur Poem Blue.