Ajo së fundmi ka kaluar kohë në Paris për Javën e Modës së ‘Haute Couture’.
Megjithatë, Rita Ora ishte kthyer në Londër dhe po shijonte rrezet e diellit të premten teksa doli për të shijuar një kafe të ftohtë, shkruan DailyMail.
Këngëtarja 32 vjeçe, dukej e pabesueshme teksa shfaqi figurën e saj të tonifikuar me një bluzë ngjyrë blu, e cila i vinte në pah barkun e tonifikuar dhe krahët e saj të hollë.
Ajo e kombinoi atë me një palë pantallona të shkurtra me vija bardhë e zi, të cilat theksonin të pasmet e saj dhe nxirrnin në pah këmbët e saj të gjata.
Interpretuesja e hitit “You Only Love Me” përfundoi pamjen e saj me një palë sandale baleti të zeza të markës “Miu Miu” dhe syze dielli të mëdha.
Rita ka qenë e zënë duke promovuar muzikën e saj të re dhe në këngën e saj të fundit, “Don’t Think Twice”.
Është kënga e tretë nga albumi i saj i ardhshëm, “You & I”, i cili eksploron rrugëtimin e dashurisë së saj dhe të burrit të saj, taika Waititi.
Rita tha për këngën: “’Don’t Think Twice’ është të mos mendosh dy herë dhe thjesht të kërcesh, në mënyrë romantike”.