"Zemrën ma ke thy copa-copa"...
Pas një super bashkëpunimi që na theu zemrat të gjithëve, Dafina Zeqiri dhe Alban Skënderaj do sjellin një tjetër këngë bashkë.
Ata kanë paralajmëruar një bashkëpunim të cilin mezi po e presim.
Sakaq, Dafina ka publikuar së fundmi një pjesë të një bisede me Albanin.
“Tani u trashëgofsh me një cikë inshaAllah. Të kam thënë do bësh trenjak, të tre yje”, shprehet ai.
Me doza humori, këtë urim Dafina e ka lidhur me projektin.
“Fore e ka. Veq don me më jep presion për me qitë projektin bashkë me mu sa më shpejt”, shprehet Dafina teksa Albani është shfaqur i bindur që siç thotë këngëtarja, ky duet do të jetë hiti i verës 2023.
