Rita Ora dukej e pabesueshme me një veshje seksi kur u largua nga realizimi i një fotosesioni në Londër.
Këngëtarja e hitit “Let Me Love You”, 32 vjeçe, mahniti kalimtarët teksa doli e veshur me një bluzë të zezë, të cilën e kombinoi me pantallona të shkurtra çiklizmi të ngushta me vija.
Rita buri në dukje barkun e saj të tonifikuar, duke tërhequr vëmendjen me zinxhirin e barkut i zbukuruar me diamante, shkruan The Sun.
![Image](/media/botasot.info/images/2023/July/08/auto_kl51688852321.jpg)
Ajo tregoi këmbët e saj të gjata ndërsa kishte veshur një palë çorape të gjata deri tek gjuri, të veshura me çizme lëkure të zeza.
Pavarësisht natyrës tërheqëse të pamjes së saj, Rita u përpoq disi të mos binte në sy para njerëzve, ndërsa kishte vendosur një palë syze dhe një kapele bejsbolli.
![Image](/media/botasot.info/images/2023/July/08/auto_kl21688852323.jpg)
Dhe ndërsa temperatura ishte përvëluese jashtë, ajo kishte veshur një xhaketë të shndritshme të varur lirshëm nga krahët e saj.
Këngëtarja kohët e fundit publikoi këngën e saj më të re “Don’t Think Twice”, e cila është pjesë e albumit të saj të tretë në ardhje, “You & I”.
![Image](/media/botasot.info/images/2023/July/08/auto_kl31688852324.jpg)
Rita duket e panjohshme në disa skena të klipit të saj më të fundit, regjinë e të cilin e ka realizuar bashkëshorti i saj, Taika Waititi.
Në videon muzikore me temën e Kësulëkuqes, Rita, 32 vjeçe, mund të shihet duke u kthyer në një përbindësh.
![Image](/media/botasot.info/images/2023/July/08/auto_kl41688852325.jpg)
Videoja është xhiruar në atdheun e bashkëshortit të burrit të Ritës, Zelandën e Re.
Madje ai shfaqet në disa pjesë të klipit bashkë me gruan e tij, Ritën.
Fansat e vlerësuan videon muzikore në rrjetet sociale, me një prej tyre që theksoi: “A mund të flasim se sa shumëplanëshe është Rita Ora dhe sa artiste e mrekullueshme është ajo? Ajo është një nga të paktat që gjatë gjithë karrierës së saj arriti të rikrijojë veten dhe të përshtatet me kalimin e kohës”.