Hailey Bieber ndau disa foto së fundmi nëpërmjet llogarisë së saj në Instagram.
Dhe në një nga imazhet, 26-vjeçarja u pa e veshur me bikini jeshile neoni që ia theksonin linjat joshëse të trupit.
Gruaja e Justin Bieber ishte ulur në gjunjë ndërsa ishte në një dërrasë për surf.
Ajo mbante edhe një kapele të kuqe dhe flokët e saj ishin të mbledhura teksa dukej më bukur se kurrë më parë.
“Pak nga energjia e verës deri tani”, ka shkruar modelja në mbishkrimin e postimit.

Kjo vjen pas një vjetorit të saj kompanisë së saj për kujdesin e lëkurës “Rhode”. Modelja nisi fillimisht kompaninë vitin e kaluar më 15 qershor.
Hailey foli për lansimin e produkteve dhe ulje-ngritjet fillestare të drejtimit të një biznesi krejt të ri.

“Një nga gjërat më të mëdha që duhej ta kuptoja shumë shpejt ishte se gjërat do të ndodhin”, tha modelja.
Në fillim të këtij viti në mars, Hailey festoi nisjen e Rhode në Kanada dhe shkoi në Toronto për një darkë speciale.