Këngëtarja e njohur, Arilena Ara, tashmë po bën një jetë mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë.
Ajo ndodhet që një kohë atje, ndërsa ka postuar në rrjete sociale fotografi e video nga vende të ndryshme.
Artistja me origjinë nga Shkodra së fundmi ka ndarë disa imazhe në bikini nga Kalifornia.

Biondja zgjodhi një palë bikini ngjyrë të gjelbër si dhe u shfaq tërësisht pa makijazh.
Siç shquhet për pamjen pa grim, krijuesja e hitit “Zemër” komentohet në masë të madhe edhe për linjat trupore.
E njëjta që disa vite është e rregullt me ushtrime në palestër dhe se nuk i ndahet asnjëherë.
Veç kësaj, Arilena vazhdon të jetë mjaft e angazhuar edhe me projekte muzikore.