Moderatorja e njohur shqiptare, Luana Vjollca është një prej emrave më të komentuar në media rozë.
Bukuroshja bionde krahas një karriere të suksesshme, ka arritur që të jetë mjaft e ndjekur edhe në rrjetet sociale.
Përmes tyre 31-vjeçarja kujdeset që të jetë pranë fansave të saj përmes postimeve të ndryshme, e që tërheq çdo herë vëmendje.
![Image](/media/botasot.info/images/2023/August/15/auto_Screenshot_1-601692088352.png)
Disa imazhe të reja, prezantuesja ka publikuar edhe së fundmi, teksa shijoi vikendi në jugun e Shqipërisë.
Në disa foto të ndryshme, Luana erdhi tejet provokuese e veshur me bluzë ngjyrë bezhë, mini-fund të kafe që e përshtati me një kapuç në kokë.
![Image](/media/botasot.info/images/2023/August/15/auto_ttyyutyu1692088384.png)
Ndërsa, në të tjera fotografi, ajo vuri në pah linjat joshëse të trupit e veshur në bikini, ndërsa ndodhej në një anije.
“Një fundjavë plot punë dhe argëtim në rivierën më të bukur shqiptare, jug, Love Island Albania”, ka shkruar Luana në mbishkrimin e postimit.