Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka qenë duke shijuar pushimet në Shqipëri.
Ylli i famshëm qëndroi disa ditë të mira së bashku me familjen e saj në jug të Shqipërisë.
E njëjta ndërkohë nuk mungoi me disa poza, duke u treguar krenare për bregdetet shqiptare.
![Image](/media/botasot.info/images/2023/August/16/auto_Screenshot_23-21692217370.png)
Krijuesja e hitit “Levitating” ndau me 88.8 milionë ndjekësit disa imazhe të tjera të realizuara në Shqipëri.
“Kthehemi për disa perëndime të tjera në Shqipëri”, ka shkruar ajo.
![Image](/media/botasot.info/images/2023/August/16/auto_Screenshot_22-21692217371.png)
Ajo pas këtyre pushimeve ka qenë në Greqi së bashku me partnerin e saj, regjisorin Romain Gavras.
Bukuroshja nga Kosova disa muaj më parë konfirmoi romancën e re me Gavras, i cili më parë ka qenë me Rita Orën.