Këngëtarja e njohur shqiptare, Kida, ka qenë mjaft aktive këtë verë me projekte muzikore e koncerte të ndryshme.
Së fundmi, ajo ka gejtur pak kohë për pushime në fund të sezonit dhe si destinacion ka zgjedhur bregdetin grek.
Këngëtarja e hitit “Rikthejm Na” ndau me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram disa fotografi, nga pushimet e saj të fundit në ishullin Mykonos.

Ajo mund të shihet teksa merr poza atraktive në një jaht, teksa është e veshur me një fund të zi të gjatë mbi rrobat e plazhit.
Ndërkohë, në një prej pozave Kida nuk hezitoi të tregonte linjat e përsosura të trupit në një paraqitje me bikini.

“Një ditë e përsosur”, shkroi në mbishkrimin e këtyre fotografive këngëtarja, emri i vërtetë i së cilës është Orhidea Latifi.
Kida përndryshe po shijon suksesin e bashkëpunimit të saj më të fundit me MC Kreshën dhe Lyrical Son, të titulluar “Fluturu”.
