Luana Vjollca është duke i shijuar pushimet në Mykonos të Greqisë.
Moderatorja e shndërruar në këngëtare është aktive në profilin e saj në Instagram, ku ndiqet nga më shumë se dy milionë fansa.
Krahas karrierës së saj, Luana admirohet në veçanti për dukjen mahnitëse.

Figura e saj trupore admirohet nga fansat e saj të shumtë, të cilët i përcjellin vazhdimisht publikimet e saj të reja.
Të mërkurën mbrëma, bukuroshja ka sjellë një set fotografish nga një ndejë e organizuar në ishullin luksoz.


