Leonardo DiCaprio është gjithmonë në shoqëri të mirë.
Aktori u pa së fundmi me modelen Vittoria Ceretti në Kaliforni të martën. Të dy dukej se ishin në humor të mirë, ndërsa freskoheshin nga dielli i verës me akullore dhe kafe të ftohtë.
48 vjeçari u përpoq të qëndronte larg vëmendjes me një kapelë, syze dielli të zeza dhe një maskë për fytyrën. Megjithatë, ai hoqi dorë nga look-u i tij i zakonshëm tërësisht i zi për një bluzë të bardhë dhe pantallona të shkurtra ngjyrë kafe.

Ndërkohë, bukuroshja italiane, 25 vjeçe, kishte veshur një palë pantallona të shkurtra të zeza dhe një bluzë të bardhë me mëngë të gjata. Të dy u shfaqën duke biseduar teksa dolën nga pastiçeria.
Më pas ata u larguan të dy me makinë.

Ylli i "Wolf of Wall Street" e ka shijuar maksimalisht këtë verë, pasi është fotografuar duke bërë gjithçka, nga të pushuarit në jahte luksoze me modele të veshura me bikini e deri te pjesëmarrja në festën e 80-vjetorit të ditëlindjes së Mick Jagger.
Pavarësisht kësaj, burimet i thanë 'Page Six' muajin e kaluar se DiCaprio është ende duke dalë me modelen Gigi Hadid.