Baba prej vitesh, por kur vjen puna te ekspozimi i djalit të tij Roanit në mediat sociale, Majk është i kursyer. Reperi ka zgjedhur ta mbajë djalin e tij larg syrit të publikut duke mos postuar shpesh me të.
Roan ka ardhur në jetë nga marrëdhënia e artistit me Majlinda Zekën.
Raporti i tyre pasi u bënë prindër ka qenë me ulje-ngritje, me dyshen që janë përplasur dhe kanë akuzuar njëri-tjetrin publikisht.
Gjithsesi, kur vjen puna te djali i tyre ata lënë pas gjithçka dhe i gjenden pranë siç duhet të bëjë çdo prind.
Sot, Roani ka nisur ditën e parë të shkollës dhe Majk me Majlindën e kanë ka shoqëruar në këtë fillim të rrugëtimit të tij drejt dijes.

Majk ka ndarë disa foto me të në Instagram teksa i ka bërë edhe një dedikim të ëmbël duke shkruar:
'Urime dita e parë e këtij rrugëtimi shkollor. Të priftë e mbara dhe gjithë të mirat në jetë. Të don babi'.

Po ashtu, edhe Majlinda ka publikuar disa foto me të duke shkruar:
"Sot u bëre nxënës i klasës së parë. Urime dita e parë e shkollës Roan. Të uroj suksese dhe shumë momente të lumtura."
