Përtej paraqitjes dinjitoze të përcjelljes së mesazheve e diskutimeve në panele të ndryshme, Grida ka marrë gjithmonë vëmendje me pamjen e saj, stilin dhe sharmin që përcjell.
Mirëpo përtej angazhimit televiziv dhe atij akademik, pak dimë mbi jetën e saj personale dhe si është Grida jashtë petkut serioz.
Së fundmi në një fanpage në Instagram po qarkullon një foto e saj me dy nipërit. Nuk është ky detaji që u ka tërhequr vëmendjen fansave në fakt.

Ndjekësit kanë vënë re një tjetër detaj, fotot e saj nuse.
Nëse e shihni foton me vëmendje do të shikoni prapa saj disa imazhe bardh’e zi, që me siguri janë shkrepur ditën kur Grida dhe Ilir Shqina i thanë PO njëri-tjetrit.