Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Berisha, ka qenë mjaft aktive gjatë kësaj vere.
Përveç prurjeve muzikore, ajo ishte e angazhuar edhe në koncerte të shumta anë e mbanë trevave.
Adelina përndryshe është shumë aktive dhe e ndjekur edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.

Së fundmi, bukuroshja nga Prishtina ka publikuar në llogarinë e saj zyrtare në Instagram disa fotografi të reja ku është shfaqur mjaft atraktive.
Fillimisht ajo pozoi e veshur me një fustan ngjyrë ulliri me prerje në mes, duke vënë në pah barkun e tonifikuar.

Më pas, Berisha publikoi edhe një sërë fotografish, ku shfaqej në poza tërheqëse e veshur me një fustan të bardhë të shkurtër teksa vinte në pah linjat e trupit.
Adelina është shumë e përkushtuar në palestër, me çka edhe ka arritur që të ketë linja të lakmueshme trupore.
