Kim Kardashian tregon mesin e saj të sheshtë me bikini blu dhe pantallona të shkurtra elastike, gjatë seancës së vozitjes me lopatë në ishujt Turks dhe Caicos.
Sipërmarrësja mahnitëse dhe ylli televiziv, shfaqi mesin e saj të sheshtë në një bikini blu dhe dollakë elastike të së njëjtës ngjyrë nga linja e saj e garderobës, “SKIMS Swim”.
Pjesa e sipërme e bikinit nxirrte në pah dekoltenë e saj të bollshme, ndërsa pantallonat e shkurtra me bel të lartë shfaqnin pjesën e poshtme e saj, shkruan DailyMail.
Bukuroshja brune, 42 vjeçe, kapi flokët e saj të errëta në një topuz të ngushtë, duke i shtuar dukjes edhe një palë syze dielli të stilit futurist.
Kim shijoi një seancë të vozitjes me lopatë gjatë udhëtimit tropikal.
Ajo u pa duke hipur në dërrasën e saj të vozitjes dhe më pas duke shijuar një notim në ujë.
Miliarderja do të ketë ditëlindjen e saj të 43-të muajin e ardhshëm, më 21 tetor.
Vetëm javën e kaluar, Kim shijoi një shëtitje familjare në koncertin e Beyonces në Los Angeles në ‘SoFi Stadium’.
Kim mori pjesë në koncert me vajzën e saj nëntëvjeçare North West, motrën Khloe Kardashian dhe mbesën Penelope Disick.