Këngëtarja shumë e dashur e estradës shqiptare, Nora istrefi, vazhdon me pushimet verore.
Nora nuk ka hezituar të sjellë pamje nga pushimet e saj, ku shihet duke bërë video me bikini, përderisa po kalon një kohë të mirë nën rreze të diellit.
Bukuroshja postoi një video në InstaStory, ku filmoi veten e saj në bikini, duke treguar trupin e tonifikuar dhe linjat e përsosura.
![Image](/media/botasot.info/images/2023/September/17/auto_n11694956711.jpg)
Me një dukje super tërheqëse në bikini të zeza, me flokë të lëshuara e natyrale, Nora padyshim tërhoqi vëmendjen e fansave të saj.
Nora gjithmonë është komentuar për trupin e tonifikuar e tërheqës, dhe kujdesin që ka ajo që të qëndrojë sa më tepër në formë.
![Image](/media/botasot.info/images/2023/September/17/auto_n21694956712.jpg)
Artistja shihet që nën shoqëri ka edhe vajzën e saj, Renee. Nora shfaq një video të saj, ku ajo shihet duke u argëtuar, e duke kërcyer afër pishinës.
Artistja tashmë me një karrierë të gjatë e të sukseshme, vazhdon të merret me pasionin e saj e të sjellë hite.
![Image](/media/botasot.info/images/2023/September/17/auto_n51694956713.jpg)