Gigi Hadid duket elegante me një veshje kremi glamuroze teksa merrte pjesë në darkën “Residence X LuisaViaRoma” në Milano.
Hadid tregoi fizikun e saj me një veshje magjepsëse ngjyrë bezhë ndërsa mori pjesë në darkën e “Residence X LuisaViaRoma” në restorantin Il Baretto Milano të enjten (21 shtator), shkruan DailyMail.
Modelja 28-vjeçare ka treguar disa pamje jashtëzakonisht elegante gjatë Javës së Modës në Milano këtë javë.
Nëna e një fëmije tregoi trupin e saj të tonifikuar me një jelek kremi dhe shfaqi këmbët e saj të gjata me pantallona të ngjashëm.
Gigi kaloi nëpër rrugët italiane dhe pozoi për fotografët me njërën dorë në xhep.
Engjëlli i “Victoria’s Secret” shtoi një palë këpucë me ngjyrë gjithashtu bezhë dhe përshtati veshjen e saj me një çantë të vogël të mbërthyer.