Modelja e njohur shqiptare, Jori Delli e cila së fundmi po shijon lidhjen e saj të dashurisë me këngëtarin italian, Fred de Palma, po vazhdon të jetë aktive në rrjete sociale ku po ndanë me ndjekësit e saj momente romantike nga kjo marrëdhënie.
Çifti po vazhdojnë të qëndrojnë shumë kohë me njëri-tjetrin, teksa duket se po ndërtojnë një lidhje të qëndrueshme.
Vazhdimisht në llogaritë e tyre në rrjetin social “Instagram” me admirim shpërndajnë pamje nga shoqërimi me njëri-tjetrin.
![Image](/media/botasot.info/images/2023/September/23/auto_Screenshot_2023-09-23_1035571695458246.png)
Së fundmi, ishte Jori ajo e cila ndau një fotografi mjaftë të ëmbël, ku shihej këngëtari duke e përqafuar.