Ava Max “trondit” skenën në spektaklin e ‘Messikas’, në Javën e Modës në Paris

Bota e Yjeve

Ava Max “trondit” skenën në spektaklin e ‘Messikas’, në Javën e Modës në Paris

Më: 8 tetor 2023 Në ora: 08:10
Ava Max

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Ava Max, ishte e ftuar për të performuar në shfaqjen e Messikas në Javën e Modës në Paris.

Me një paraqitje të mrekullueshme, artisja mahniti me dukjen e saj, teksa u ngjit në skenë për të performuar dy hitet e saj “Million Dollar Baby” dhe “Kings and Queens”.

Vokali i saj i jashtëzakonshën dhe performanca e saj elektrizuese, mahnitën të pranishmit në shfaqje.

Image
Ava Max

Me stilin e saj të veçantë dhe prezencën e fuqishme, Ava shkëlqeu në një dukje të shkëlyer veshur me të zeza.

Me një fustan të shkurtë nga lëkura, me krahë të gjatë transparent, Ava vendosi një çafore të madhe me diamante në qafën e saj, dhe përfundoi dukjen e saj me takat e zeza shume të larta e vezulluese.

Image
Ava Max

Me sa duket kjo qe një natë shumë e veçantë për artisten, e mbushur me muzikë e modë, duke e bërë bukuroshen të duket një yll i vërtetë.

Ava performoi si një artiste e vërtetë, duke dëshmuar që është një superstar në rritje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat