Dea Mishel ishte njëra nga banoret e Big Brother VIP Albania 2, që komentohej vazhdimisht.
Një vajze intelegjente dhe e shkathët, dita-ditës merrte vëmendjen e gjithë shikuesve, përderisa qëndroi në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Bukuroshja la mbresa të mëdha për artin e veçantë, të cilin sidomos e tregoi brenda spektaklit, e që tani arriti sukses të madh si një blogere dhe prezantuese.

Dea qëndron mjaft aktive në rrjetet e saj sociale duke ndarë imazhe nga më të ndryshmet për fansat e ndjekësit e saj.
Pas shumë pozave atraktive e provokuese, Dea kthehet me një stil të veçantë që i shkon shumë.

Në setin fotografik që prezentuesja e dashur publikoi, shfaqet me një fustan të zi, tejet elegant, të gjatë deri në fund të këmbëve, i cili nga ana e sipërme është pa krahë dhe pa rripa.
Ky fustan elegant prej lëkure, shfaq me lehtësi linjat joshëse të bukuroshes, duke ia hedhur në pah edhe mesin tejet të hollë.