Ajo shihet shpesh në rrjetet sociale duke përdorur një mori filtrash.
Megjithatë, Madonna po tregonte veten e saj të vërtetë të enjten në mbrëmje, ndërsa doli në Londër për të marrë pjesë në ekspozitën e artit të djalit të saj Rocco Ritchie me fëmijët e saj, shkruan DailyMail.
Interpretuesja e hitit ”Like A Virgin”, 65 vjeçe, e cila do të nisë turneun e saj “Celebration” me 78 data në ‘The O2’ të shtunën mbrëma, dukej sensacionale teksa kishte veshur një palë pantallona me bel të lartë dhe doreza me material rrjetë.
Ajo i la flokët e saj bionde të hijshme dhe të drejta, ndërsa kishte vendosur një palë syze të zeza të diellit.
Rocco, të cilin ajo e ka me ish-partnerin Gay Ritchie, po shfaqte punën e tij në Frieze në kryeqytetin e Mbretërisë së Bashkuar – diçka që Madonna e lavdëroi si ‘të jashtëzakonshme’.
Madonna kishte veshur një palë doreza me material rrjete me një gjerdan të trashë argjendi dhe një unazë me një motiv M të veshur mbi doreza.
Asaj iu bashkua në këtë ngjarje djali i saj i adoptuar David Banda, 18 vjeç dhe Stella McCartney.