Këngëtarja e dashur për shqiptarët, Rina Balaj, po vazhdon të sjellë imazhe nga pushimet e saj në Afrikë.
Reperja duke qenë shumë aktive në rrjete sociale, po ndan shumë momente të bukura nga pushimet e saj.
Kësaj radhe solli poza shumë simpatike nga Zanzibari, me një veshje të lezetshme shumë verore.
![Image](/media/botasot.info/images/2023/October/16/auto_21697442617.png)
Rina ka veshur një fund shumë të shkurtë me material xhinsi, ndërsa për pjesën e sipërme ka zgjedhur një bluzë në formë fluture, e cila shfaq mesin e tonifikuar, gjoksin dhe pjesën e shpinës.
Çka është e veçantë në këtë postim të Rinës në Instagram, është shfaqja e saj pa makijazh.
![Image](/media/botasot.info/images/2023/October/16/auto_11697442615.png)
Bukuroshja nuk ka hezituar të dalë pa grim, duke treguar fytyrën natyrale të saj.
Ajo e përshkroi këtë set fotografish duke thënë: “Nuk them që jam më e bukura, por jam më e vërteta.