Scarlett Johansson tregoi stilin e saj teksa drejtonte ardhjet e famshme me stil në Golden Heart Awards 2023 në New York të hënën (16 tetor).
Ylli i “The Lost in Translation”, 38-vjeçare ishte mishërimi i sofistikimit në ngjarjen e mbajtur në The Glasshouse, me një fustan të gjatë të zi me mëngë të gjata.
Johansson u nderua së bashku me aktorin Ben Platt, në çmimet – të mbajtura në partneritet me Michael Kors – për “punën e tyre në emër të SIDA-s, kancerit , ushqimit, urisë dhe përfshirjes”.
‘Bomba’ bionde la flokët e saj në një stil të drejtë, duke u hedhur poshtë shpatullave.
Bukuroshja e ekranit e finalizoi ‘look’-un e saj me geta të zeza dhe taka gjithashtu të zeza.
Scarlett Johansson shfaqet plot stil teksa merr pjesë në “Golden Heart Awards” në New York
Ylli gjithashtu pozoi me bashkë-kryetarin Michael Kors, 64 vjeç, i cili dukej i mprehtë me një kostum të zi mbi një bluzë të zezë. Dizajneri e kombinoi veshjen e tij me syze dielli të zeza aviator.
Dyshja janë përshëndetur ngrohtësisht me njëri-tjetrin me një puthje në faqe teksa ishin në tapetin e kuq.