Ajo është njëra nga përkraheset më të mëdha të bashkëshortit të saj, Cristiano Ronaldo.
Fjala është për Georgina Rodriguez, e cila tashmë është e rregullt në ndeshjet që zhvillon ekipi i partnerit të saj, Al Nassr.
Bukuroshja edhe në natën e sotme (e martë) ka marrë vëmendje duke pozuar nga stadiumi në mbështetje të yllit të futbollit.
Rodriguez shpesh është bërë temë diskutimi në tabloidet ndërkombëtare për mënyrën se si vishet.
Dyshja momentalisht ndodhen në Arabinë Saudite, me Ronaldon që është transferuar te Al-Nassr pasi u largua nga Manchester United përpara Kupës së Botës.
Georgina dhe Ronaldo theksojmë se janë bashkë prej vitesh dhe kanë dy fëmijë: Alana Martina dhe Bella Esmeralda.
Ronaldo është baba edhe i tre fëmijëve të tjerë të lindur nga dy nëna surrogate.