Këngëtarja shumë e pëlqyer shqiptare, Rina Balaj, vazhdimisht po sjell imazhe të reja të mrekullueshme në rrjetet e saj sociale.
Artistja kohëve të fundit ka mahnitur fansat e saj, me fotografi të mrekullueshme, duke u dukur shumë tërheqëse në secilën.
Rina këtë gjë e bën edhe kësaj here, me fotografitë e fundit në Instagram, ku shfaqet me një vjeshje tejet të veçantë.

E veshur me një kostum të kuq dypjesësh prej lëkure, me dorëza të gjata. Rina pozon në mënyrë shumë joshëse.
Bukuroshja tash e një kohë mban flokët e saj me ngjyrë natyrale, e të prera shumë shkurt, të cilat në këtë paraqitje i ka të kapura lart, ndërsa balluket të lëshuara drejt.

Rina është kthyer fuqishëm në skenë, e po sjell projekte të mrekullueshme. Kënga e saj e fundit është “Ça je”, në bashkëpunim me artistin The Victor.