Bebe Rexha po shijon pak ditë relaksi teksa është në turne, përpara shfaqjes së saj në Republikën e Singaporit.
Pasi bëri ndalesa në Japoni dhe Tajlandë, artistja me famë botërore do të dalë në skenën në vendin ishullor më datë 7 nëntor.
Bebe ka ndarë disa foto pranë pishinës së saj të hotelit, me sa duket në qytetin e Singaporit.

Dhe për 10.8 milionë fansave dhe ndjekësve të saj në Instagram, ylli i popit ka postuar disa foto dhe video “hot”.
Këngëtarja duket shumë joshëse, ku ajo shihet e veshur me rroba banje të zeza.

“Singapori është një ëndërr”, shkroi ajo në mbishkrimin e postimit të saj në Instagram.
Bebe Rexha është duke mbajtur turneun e saj në kontinentin aziatik, pas atij në Evropë dhe Amerikën e Veriut.
