Influencerja Sara Hoxha dhe këngëtari i njohur Ledri Vula prej kohësh janë shndërruar në çiftin më të komentuar të medias rozë, për shkak të lajmeve se dyshja i kanë dhënë fund lidhjes së tyre disa vjeçare nga e cila kanë një vajzë, Poem Blu.
Megjithëse dyshja ka vendosur që të heshë, ishte menaxheri i këngëtarit, Faton Shoshi që konfirmoi lajmet për “Prive” duke thënë që dyshja tashmë nuk është në një lidhje me njëri-tjetrin.
Për tu larguar nga e gjithë kjo zhurmë, Sara së bashku me vajzën ka udhëtuar drejt Gjermanisë ku jeton edhe familja e saj, ndërsa po kalon një kohë shumë të mirë në këtë shtet.
![Image](/media/botasot.info/images/2023/November/19/auto_21700378853.jpg)
Megjithatë influencerja nuk i ka lënë pas dore as fansat e saj, me të cilët shpesh herë ndan foto.
Përmes postimeve që bën në rrjetet sociale fituesja e “DWTS” ka treguar se janë pikërisht shoqet e saj ato të cilat e shoqërojnë atë në evente, darka dhe dreka, ku ndër to është edhe këngëtarja e njohur Dhurata Dora.
![Image](/media/botasot.info/images/2023/November/19/auto_31700378847.gif)