Dua Lipa si përherë, dukej elegante edhe të enjten, teksa doli në New York.
Këngëtarja, 28 vjeçe, përballoi motin e ftohtë të mbrëmjes me një pallto të gjatë të zezë “Chanel” me detaje dhe kopsa kristali elegante.
Krijuesja e hitit “One Kiss” ka aksesuar pamjen e saj me vathë diamanti të varur dhe një çantë të zezë, shkruan DailyMail.
Superylli shqiptar, i cila një ditë më parë kishte veshur xhinse të ulëta, e ka finalizuar veshjen me çorape të zeza dhe taka.
Ajo stolisi flokët e saj të lyera me ngjyrë të kuqe në një bisht të lartë, dhe shkëlqeu me një grim “smokey” për daljen.