Edona James është njëra nga banoret që pëlqehet mjaft shumë nga publiku.
Ajo ka marrë vëmendje të madhe që nga fillimi i këtij formati për gjestet dhe për mënyrën se si është shprehur.
Transgjinorja nga Suhareka së fundmi ka marrë vëmendje me paraqitjen e ekzagjeruar në spektaklin e së hënës (11 dhjetor).
![Image](/media/botasot.info/images/2023/December/12/auto_Screenshot_8-141702336482.png)
Biondja ka përzgjedhur një fustan të gjatë me një nuancë të ngjyrës kafe, i cili është i prerë tek këmbët.
E njëjta nuk i ka lënë vend imagjinatës, teksa ka vënë në pah më shumë se ç’duhet linjat trupore.
![Image](/media/botasot.info/images/2023/December/12/auto_Screenshot_10-151702336483.png)
Edona thuajse në çdo Prime shfaqet e tillë, me veshje të veçanta, ndonëse ky është më i spikaturi.
Sidoqoftë, ajo është kthyer në një personazh shumë të dashur, ku tashmë ka thyer rekorde shikueshmërie në rrjete sociale.