Në koncertin e fundit, Dafina Zeqiri ka mahnitur audiencën dhe fansat me një paraqitje mahnitëse.
Fotografitë e saj të fundit shfaqin Dafinën në një kostum të zi, jo vetëm tërheqës por edhe artistikisht i veçantë.
Dafina, e cila është njohur për zgjedhjet e saj të guximshme dhe stilet inovative, ka zgjedhur një kostum që është shumë provokues por edhe shumë me stilt ë veçantë.

Kostumi i zi, i ndërtuar me një strukturë intriguese të lidhëzave që thekson formën e saj deri te beli, është kombinuar me një rrjetë transparente që mbulon këmbët.
Mbi supe, Dafina ka vendosur të hedhë një xhaketë e bërë nga fije vezulluese, ka shtuar një element glamuroz në kostumin e zgjedhur për këtë rast.

Dafina vazhdon të jetë jo vetëm një ikonë e muzikës, por edhe e modës në industrinë e artit dhe argëtimit, dhe si duket, do të vazhdojë të na surprizojë me përformanca fantastike.