Millie Bobby Brown shfaqi figurën e saj të bujshme me bikini të vogla të zeza, teksa pozoi për fotot në Instagram të dielën, gjatë një arratisjeje luksoze tropikale.
Aktorja, 19 vjeçe, dukej e mahnitshme me bikini me dizajne me qershi, teksa pozonte në plazh.
Ylli i “Stranger Things” është i pajisur me një palë vathë floriri që bien në sy dhe një gjerdan me hark elegant të kuq, shkruan DailyMail.
Duke i lënë të lira flokët e saj të gjata brune, Millie dukej tejet simpatike.
Në foton e dytë, dy herë e nominuarja për “Emmy” u përball me kamerën dhe mbuloi fytyrën me krahë duke treguar figurën e saj të tonifikuar.
Ajo u shkroi 63.2 milionë ndjekësve të saj: “Buzë vishnje, qiej kristali”.