Nora Istrefi, një nga zërat më të njohur dhe të dashur të skenës muzikore shqiptare, ka befasuar fansat e saj me një seri fotografish të reja ku duket mbresëlënëse.
Këngëtarja shfaqet tejet elegante dhe njëkohësisht shumë seksi, duke ngjallur admirimin e të gjithëve që i shikojnë.
Në imazhet e shpërndara në rrjetet sociale, bukuroshja shfaqet e veshur me një kostum të bardhë njëpjesësh që rrëmben vëmendjen.

Kostumi vezullues zbulon mjeshtërisht shpinën e hapur të Norës, ndërsa pjesa e përparme mbetet i mbyllur deri te qafa, duke shfaqur një elegancë të sofistikuar.
Elementi që tërheq syrin është tufa e madhe në formë trëndafili që zbukuron qafën, duke i shtuar një prekje artistike dhe të veçantë tërë dukjes.

Flokët i ka të lëshuara në valë natyrale, duke i dhënë tërë dukjes së saj një prekje sensuale.
Grimi i saj është vezullues që përshtatet në perfeksion me nuancat e kostumit dhe ndriçon edhe më shumë natyralitetin e bukurisë së Norës.