Monica Bellucci dukej e pabesueshme, teksa shfaqi sensin e saj elegant të stilit, teksa doli në shfaqjen e Maison Margiela gjatë Javës së Modës në Paris të enjten.
Aktorja italiane, 59 vjeçe, dukej mahnitëse me fustanin e saj të zi kadife, teksa mbërriti për shfaqjen me parukierin e yjeve John Nollet.
Ajo ishte gruaja me të zeza, teksa veshi rrobën e frymëzuar nga vitet ’80, e cila përmbante shpatulla të gjera dhe një bel të shtrënguar, shkruan DailyMail.

Ylli i “Matrix Reloaded” iu përmbajt rregullit të modës së vjetër të gjoksit ose këmbëve, teksa kombinonte fustanin e saj me një palë geta të zeza.
Por ajo dukej tejet joshëse në këtë ngjarje, pasi fustani i saj shfaqte gjithashtu një të çarë modeste në këmbën e saj të majtë.

Ajo e kombinoi dukjen e saj të sofistikuar me taka të thjeshta dhe me shkëlqim në ngjyrë të zezë.
Monica dukej fantastike, me grimin e saj “smokey eye”, buzë nudo dhe flokë të lëshuara.
