Kim Kardashian dhe Odell Beckham Jr. po përfliten për një romancë.
Yjet u panë duke ndjekur ceremoninë e Jay-Z para 'Grammys' në West Hollywood të premten mbrëma në të njëjtën kohë - dhe madje ishin matchy-matchy me veshje tërësisht të zeza.
Kim, 43 vjeç, mbërriti me motrën e saj më të vogël Khloé Kardashian, ndërsa Beckham Jr., 31 vjeç, u shfaq veçmas prej tyre.
TMZ shkruan se ata kaluan një moment privat në garazhin e parkimit së bashku. 'Range Rover-i' luksoz i Kim-it u fotografua duke u larguar nga festa rreth orës 1:30 të mëngjesit, por ajo nuk u pa brenda për shkak të xhamave të errët të automjetit.
Zërat rreth tyre nisën për herë të parë në shtator të vitit 2023, kur u raportua se ata kishin nisur të shoqëroheshin shpesh.
Ata ringjallën spekulimet për lidhje kur ylli i "Kardashians" mori pjesë në festën e ditëlindjes së 31-të të Beckham Jr. në New York në nëntor 2023.
Nëse ata janë duke u takuar, nuk do të ishte lojtari i parë i NFL-së me të cilin Kim ka një romancë.
Ajo ka qenë e lidhur me ish-yllin e New Orleans Saints, Reggie Bush në vitin 2007 dhe ai madje u shfaq në shfaqjen e mëparshme realiste të familjes së saj, "Keeping Up with the Kardashians".
Ata u ndanë në vitin 2010.