Aktorja turke e njohur për publikun shqiptar në rrolin e “Edës”, Hande Erçel, është duke jetuar një prej periudhave më të bukura në jetën e saj. Prej disa kohësh, ajo po jeton dashurinë me biznesmenin Hakan Sabanci, i cili duket qartë që ia ka bërë jetën edhe më të bukur. Sot, në një ditë të veçantë për aktoren e njohur, Hande s’mund t’i mbante për vete të dyja gëzimet.
14 shkurti nuk është vetëm dita e të dashuruarve, por edhe ditëlindja e Hakan Sabanci.
Aktorja bukuroshe ka ndarë në profilin e saj social disa foto, përmes të cilave uron partnerin për ditën e lindjes dhe festën e të dashuruarve.
Hande Erçel, e cila ka udhëtuar në shumë vende të botës me Hakan Sabanci, shkruan në krah të fotove: “Gëzuar ditëlindjen Valentini im”.
Me dhjetëra urime shkojnë në adresë të aktores nga të gjithë fansat e çiftit.