Ciara tregoi trupin e saj të jashtëzakonshëm pas lindjes, në tapetin e kuq në ceremoninë e 30-të vjetore të ndarjes së çmimeve “SAG” në Los Angeles, 10 javë pas lindjes së fëmijës së saj të katërt.
Krijueses së hitit, 38 vjeçe, iu bashkua bashkëshorti i saj ylli i NFL, Russell Wilson, i cili është baba i tre prej katër fëmijëve të saj.
Ciara mahniti në një veshje ngjyrë kafe, me një bluzë korse që shfaqte gjoksin dhe fund të mbështjellë që i ekspozonte kthesat e saj, shkruan DailyMail.

Fustani i kishte supet e ngritura dhe një jakë, ndërsa ylli mbathur kishte taka stileto të larta.
Ciara në kyçet e dorës kishte grumbulluar byzylykë dhe një palë vathë me shkëlqim, ndërsa flokët e errët i kishte tejet voluminozë.

Pasi hynë në ambientet e ngjarjes, çifti shfrytëzuan rastin të takoheshin me shokët tyre të tjerë.