Diçka që di ajo të bëjë më së miri, është të rrëmbejë tërë vëmendjen nga vetja.
Fjala është për njërën nga modelet më të njohura shqiptare, Oriola Marashin.
Siç e bën shpesh, bukuroshja ndau disa imazhe tejet provokative, në të cilat duket shumë tërheqëse.

Oriola e njohur për fizikun e saj mbreslënës, tregon edhe në këto fotografitë e fundit të cilat i postoi në Instagram, se vazhdon të jetë në super formë.
Duke pozuar në një ballkon në qytetin e Parisit, ajo shfaqet në të brendshme të zeza, e mbuluar vetëm me një robdëshambër.

Me flokët e lëshuara drejt dhe një grim që ia theksonte sytë, Oriola përfundon këtë dukje, që ngacmoi shumë fansat e saj.
