Ata po shijojnë çdo moment së bashku që pas daljes nga Big Brother VIP Kosova 2.
Bëhet fjalë për Lumbardh Salihun dhe tashmë partneren e tij, Kader Kicajn.
Dyshja, të cilët u njohën dhe krijuan lidhje në BBVK, janë parë duke qëndruar vazhdimisht bashkë.

Bukuroshja nga Prizreni së fundmi ka shpërndarë një video në InstaStory, ku tregon se është e lumtur që ka në krah një partner si Lumi.
Në njërën prej fotografive, ish-Missi shfaqet në krah të Lumbardhit, duke i dhënë një përqafim.

“Gjithçka e imja”, ka shkruar ajo.
Salihu përndryshe u shpall fitues i edicionit të dytë të këtij formati.