Këngëtarja e njohur kolumbiane, Shakira së fundmi ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa foto krahas aktorit të njohur Lucien Laviscount.
Gjysmë të zhveshur të ulur në një lule, dyshja shihen mjaft të afërt teksa pozonin së bashku.
Ndonëse menjëherë fansat aluduan për një lidhje, ylli i serialit “Emily in Paris” dhe Shakirën i lidh një projekt muzikor.
Mediat e huaja raportojnë se aktori do të jetë ylli kryesor i videoklipit të këngës së saj të re “Punteria”.
Shakira ka pozuar në krahët e Lucien-it teksa ka veshur një fustan rozë dhe me flokë po ashtu të së njëjtës ngjyrë, ndërsa nga ana tjetër Lucien kishte veshur vetëm një palë pantallona të shkurtëra në ngjyrë të bardhë.