Kim Kardashian tregon trupin e mrekullueshëm, gjatë pushimeve me motrat e saj

Bota e Yjeve

Kim Kardashian tregon trupin e mrekullueshëm, gjatë pushimeve me motrat e saj

Më: 7 prill 2024 Në ora: 12:02
Kim Kardashian

Kim Kardashian befasoi fansat me fotografitë e fudit në Instagram, nga pushimet e saj në Turks dhe Caicos.

Superylli 43-vjeçar ka qenë duke pushuar në destinacionin e Karaibeve me motrat e saj Kourtney dhe Khloe Kardashian.

Ata duket se kanë sjellë me vete fëmijët e tyre, pasi shumë shkolla në Shtetet e Bashkuara janë aktualisht në pushimet pranverore, shkruan DailyMail.

Image
Kim Kardashian

Por Kim ishte e vetme në fotografitë e saj të reja në Instagram, duke treguar trupin e saj në bikini “Miu Miu” dypjesëshe.

Me flokët e saj të lagura, ajo i dha kamerës një vështrim, teksa qëndronte në plazh përballë një pamje verbuese të perëndimit të diellit mbi det.

Image
Kim Kardashian
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat