Oriola Marashi, modelja e njohur për linjat e saj të përsosura, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa imazhe provokuese ku shfaqet në të brendshme, duke mos lënë vend për imagjinatë.
E njohur për fotografitë e saj artistike dhe elegante, Oriola këtë herë ka zgjedhur një ansambël njëpjesësh të të brendshmeve me detaje prej dantelle, duke i dhënë theks të veçantë këmbëve të saj të gjata dhe seksi.
Fotografitë, ku bukuroshja shfaqet e shtrirë në një divan të kuq janë pritur me komente pozitive nga fansat e saj.

Modelja, e cila ka fituar zemrat e shumë ndjekësve me bukurinë e saj, sërish ka bërë për vete admiruesit me këtë set të ri imazhesh.
Në fotografitë e publikuara, Oriola tregon se nuk ka nevojë për ndërhyrje të tepruara në pamjen e saj për të qenë mahnitëse.

Ajo ka zgjedhur një makijazh krejt natyral, ndërsa flokët i ka të kapura në një bisht.
Modelja, e cila tash e një kohë është bërë fytyrë e markës prestigjioze “Guess”, vazhdon të jetë një ikonë e modës.
