Oriola Marashi njihet për figurën e saj shumë tërheqëse dhe bukurinë natyrale.
Ajo është tejet aktive në rrjetet e saj sociale, dhe sjell gjithmonë imazhe të mrekullueshme dhe të veçanta.
Bukuroshja e cila mahnit përherë me fotosesionet e saj, këtë herë është shfaqur me një kostum të ngushtë ngjyrë ari.

Kjo veshje shfaq në mënyrë perfekte, linjat e mrekullueshme të Oriolës.
Grimi i saj ishte i përkryer, sy të theksuar dhe buzë nudo, ndërsa flokët i kishte të kapur në bisht më gërsheta.

Bukuroshja përfundoi dukjen e saj me një palë këpucë me gurë shkëlqyes dhe disa aksesorë të tjerë.