Megan Fox u shfaq me humor të lartë në një festë të Coachellas të premten, pavarësisht se kohët e fundit e anuloi fejesën e saj me Machine Gun Kelly.
Aktorja 37-vjeçare e “Transformer”, u shfaq me një stil “cowgirl” në tapetin e kuq për eventin ‘CELSIUS Cosmic Desert’ në Indio Valley, vendi i festivalit të famshëm vjetor të muzikës.
Në vapën përvëluese të shkretëtirës, ylli vendosi një kapele të bardhë, duke pozuar për fotografitë e mrekullueshme.

Duke kompletuar ansamblin e saj me temë perëndimore, ajo e mbylli atë me një kapele kauboji, një xhaketë lëkure dhe çizme të zeza.
Megan dukej mahnitëse me ngjyrën e saj të re të flokëve blu në mbrëmjen e mbushur me yje.
